Ne do të vazhdojmë të punojmë fuqishëm në forcimin e sistemit arsimor, sepse vetëm përmes dijes ndërtojmë një shoqëri të drejtë, të shëndoshë dhe me perspektivë.
Arsimi është baza e zhvillimit të një shoqërie të fortë. Përmirësimi i infrastrukturës shkollore dhe mbështetja e mësimdhënësve është domosdoshmëri, për të garantuar një proces mësimor të drejtë dhe efektiv.
Në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Çair po bëhet një punë serioze dhe e përkushtuar. Qëllimi është i qartë: sigurimi i kushteve të denja për fillimin e vitit të ri shkollor. Përgatitjet janë konkrete dhe të fokusuara në krijimin e një mjedisi më cilësor, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për çdo nxënës.
Falënderoj të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë që shkollat tona të jenë vende të dijes, barazisë dhe përparimit. Uroj që ky vit shkollor të sjellë suksese për secilin nxënës dhe mësues.