Liderët evropianë dhe shefi i NATO-s do t’i bashkohen Zelenskyt në takimin me Trumpin

1 Min. Leximi

Një numër udhëheqësish evropianë kanë konfirmuar se do t’i bashkohen presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për një takim në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Friedrich Merz, presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në takim do të jetë edhe shefi i NATO-s, Mark Rutte.

- Advertisement -

Zelensky do të shkojë në Uashington të hënën për bisedime me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

- Advertisement -

Udhëheqësit evropianë po përpiqen t’i tregojnë Trumpit se janë thelbësorë për marrëveshjen e paqes që ai dëshiron, raporton BBC.

Të dielën, liderët e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar do të zhvillojnë një telefonatë me Zelenskyn dhe aleatë të tjerë mbi luftën në Ukrainë.

Kjo vjen pas një samiti të dështuar në Alaska të premten, ku Trumpi dhe presidenti rus, Vladimir Putin nuk arritën dot një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti amerikan ka thënë se dëshiron të anashkalojë një armëpushim në Ukrainë, në favor të një marrëveshjeje të përhershme paqeje.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull