Të hënën në Shkup, kryeministri Kovaçevski do të mirëpresë kolegët e tij nga rajoni në kuadër të nismës “Ballkani Perëndimor dhe BE”.
Në Samit do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Kosovës Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës – Borjana Kristo, presidenti i Malit të Zi – Jakov Milatoviq, si dhe drejtori përgjithshëm të Drejtorisë së KE-së për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit – Gert Jan Kopmann.
I pranishëm do të jenë edhe ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA-së për Evropën Xhejms Obrajan. Liderët e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga Komisioni Evropian.