Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka publikuar pamje të mahnitshme të bregdetit shqiptar gjatë mëngjesit të sotëm.Më saktësisht ai ka sjellë imazhe nga dy vende të bukura buzë detit Jon, Shpella e Pëllumbave dhe Plazhi i Pasqyrave.
“MIRËMËNGJES, dhe me dy perla të Jonit, Shpellën Pëllumbave e Plazhin Pasqyrave, ju uroj një fundjavë të qetë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Rama “kthjell” ndjekësit me mëngjes, poston pamje të bregdetit të bukur shqiptar

Ndani këtë artikull