Micksoki: BDI të mos shpresojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare

2 Min. Leximi

Kryeministri Hristijan Mickoski sot nuk ka kursyer kritika në adresë të BDI, duke shtuar se ““kështu nuk shkon”, kur bëhet fjalë për fitimin e votave me patriotizëm të rremë.”

Sipas tij, BDI ka për qëllim të provokojë zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke u bërë thirrje që të mos shpresojnë.

- Advertisement -

“Ata luajnë me kartën – kujtesë e shkurtër. Kështu nuk shkon. Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve se këtu po zgjedhin mes konceptit që për 20 vite e ka shkatërruar Maqedoninë dhe që nuk ka asnjë lidhje me të drejtat, dhe atyre që duan të ndërtojmë së bashku të ardhmen,” deklaroi Mickoski.

- Advertisement -

Sipas tij, kjo Qeveri ka fituar mbi 600 mijë vota dhe se do të jetë fituese e zgjedhjeve lokale.

“Kurrsesi ne nuk do të tërhiqemi nga negociatat me BE-në,” deklaroi sot (15 gusht) kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për komentin rreth iniciativës së paraqitur nga ish-deputetja dhe kryetarja e DOM-it, Liljana Popovska, në Gjykatën Kushtetuese, për kontestimin e Protokollit nga takimi i dytë i Komisionit të përbashkët ndërqeveritar me Bullgarinë. Para disa ditësh, Gjykata Kushtetuese hapi një lëndë për këtë iniciativë.

Kryeministri Mickoski, i cili mori pjesë në prezantimin e pajisjeve të reja të ardhura nga SHBA në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, përcolli mesazhin se është më mirë të pritet vendimi i Gjykatës.

“Kurrsesi ne nuk do të tërhiqemi nga negociatat me BE-në, kjo nuk është qëllimi i kësaj Qeverie, përkundrazi, qëllimi ynë është të bëhemi pjesë e BE-së. Sa i përket parashtresës së ish-deputetes Popovska, ajo duhet t’ju japë përgjigje, dhe të presim që Gjykata Kushtetuese të marrë një vendim përfundimtar lidhur me këtë iniciativë,” tha Mickoski.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull