Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri pas fjalimit të djeshëm të Arjanit Hoxhës ku tha se “Jo një herë, jo njëqind herë, jo një mijë herë, por një milion herë është më e fisme, më burrërore dhe më patriotike t’i shtrish dorën Ali Ahmetit për të mirën e shqiptarëve, sesa të bëhesh vazal i Stoilkoviqit dhe ‘Srbski svjet’-it!”, duke shkruar se edhe ata të tjerët duke lexuar në hshtje thonë vet me vete se Arjaniti ka të drejtë.
Me Arjanitin jemi shokë që nga fëmijëria.
Kemi ditur gjithmonë ta dallojmë miqësinë nga politika.
Shpesh kemi debatuar për shumë çështje, kemi ndarë mendime të ndryshme dhe kemi pasur debate të zjarrta.
Sot e përgëzoj për këtë deklaratë që e tha me zë të plotë – një fjalë që reflekton frymën e re në Aleancën Kombëtare për Integrim.
Tek ata të tjerët, edhe kur e lexojnë në heshtje, brenda vetes thonë: “Arjaniti ka të drejtë.”
Por mbështetësit e tyre janë të mirëseardhur aty ku është kombi.
Siç tha Arjaniti:
“Jo një herë, jo njëqind herë, jo një mijë herë, por një milion herë është më e fisme, më burrërore dhe më patriotike t’i shtrish dorën Ali Ahmetit për të mirën e shqiptarëve, sesa të bëhesh vazal i Stoilkoviqit dhe ‘Srbski svjet’-it!”
Jeton Shaqiri: Ata të tjerët kur lexojnë në heshtje thuan vet me vete Arjaniti ka të drejtë

Ndani këtë artikull