Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se sot ka vizituar Kryqin e Kut të Maqedonisë së Veriut.
“Sot vizitova Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut, për të nderuar veprimtarinë dhe punën e tyre të çmuar në shërbim të njerëzve në nevojë. Në këtë takimi të frytshëm me Sekretarin e Përgjithshëm, Sait Saiti, diskutuam për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së aktiviteteve humanitare.
Ky takim konstruktiv ishte një hap i rëndësishëm për të promovuar dhe forcuar vlerat e solidaritetit në shoqërinë tonë. E sigurova që Kuvendi do të vazhdojë përpjekjet tona të përbashkëta për një shoqëri më solidare”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.