Saliu: Rinia përfaqëson kapitalin më të çmuar njerëzor dhe forcën lëvizëse të çdo subjekti politik

1 Min. Leximi

Deputetja e Alternativës dhe koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka në ditën e rinisë ka shpërndarë një fotografi me rininë e Alternativës, duke shkruar se pikërisht rinia përfaqëson kapitalin më të çmuar njerëzor dhe forcën lëvizëse të çdo subjekti politik.
“Rinia përfaqëson kapitalin më të çmuar njerëzor dhe forcën lëvizëse të çdo subjekti politik. Angazhimi i të rinjve në proceset politike garanton ide të reja dhe kapacitetin për t’iu përshtatur sfidave të kohës.
Kudo ku rinia është aktive, aty projektohet e ardhmja e qëndrueshme dhe zhvillimi afatgjatë i subjektit”, ka shkruar Saliu.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull