Muhamed Murtezi, bartës i listës së këshilltarëve të koalicionit VLEN për Komunën e Çairit në zgjedhjet lokale 2025, ka reaguar ndaj kritikave publike për, siç u quajt, “heshtjen” e tij pas zyrtarizimit.
Në një postim në rrjete sociale, Murtezi theksoi se zyrtarizimi i tij ka ndodhur vetëm dy-tre ditë më parë, ndërsa dikujt i është dukur sikur ka kaluar një javë. “E kuptoj dertin, por nuk kam zgjidhje, ajo do të vijë më 19 tetor,” shkroi ai, duke lënë të kuptohet se fushata do të nisë në kohën e duhur.
Murtezi u shpreh se nuk e ka problem paraqitjen para publikut dhe mediave, duke theksuar se kjo është “fillimisht si dhunti prej Zotit” dhe më pas rezultat i pranisë së tij për 35 vjet në veprimtarinë kulturore e shoqërore.
“E vërtetë, nuk jam prej atyre që flasin shumë e bëjnë zhurmë pa nevojë, përveç aty ku duhet e ku ka dobi. Kështu do të jetë edhe gjatë kësaj fushate zgjedhore,” shtoi ai.
Ai theksoi se ky do të jetë postimi i tij i parë dhe i fundit për të sqaruar çështje të tilla, duke mos dashur të merret me “shpifje dhe sulme personale pa peshë e argument”. “Vërtetësinë e tyre ia lë Zotit në Ditën e Gjykimit, ndërsa fjalët dhe