VLEN: “Bota serbe” mban vulën e BDI-së

2 Min. Leximi

Partia e “Botës serbe”BDI, është parti në mandatin e së cilës kufijtë me Serbinë u hapën gjerësisht, u vendosën korsi të shpejta dhe lehtësim i qarkullimit, ndërsa me Kosovën, fqinjin tonë më të afërt, mbetën të mbyllur për bashkëpunim të vërtetë ekonomik dhe politik.
Në vitet kur BDI ishte pjesë e të gjitha qeverive, u vendosën dhe u mirëmbajtën linja të drejtpërdrejta të përditshme me Beogradin – ekonomike, politike, madje edhe të sigurisë. Ndërkohë, me Kosovën, me të cilën ndajmë bashkësi, gjuhë, kulturë dhe një të ardhme të përbashkët në integrimet euroatlantike, lidhjet u neglizhuan, mbetën formale dhe pa mbështetje strategjike.
BDI e ktheu Beogradin në adresën e parë për bisedime dhe marrëveshje, ndërsa Prishtinën e la në margjinat e politikës.
Në vend që të hapnin korridoret ekonomike drejt Kosovës, ata i hapën drejt Serbisë; në vend që të intensifikonin shkëmbimin tregtar dhe afarist me Kosovën, ata lejuan që kapitali serb dhe bizneset e dyshimta të dominonin në tregun tek ne.
Të rregullta ishin drekat dhe darkat ku Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani priteshin mirë nga Presidenti serb Vuçiç.
Është e qartë për të gjithë se kjo politikë nuk është e rastësishme. Ajo është rezultat i vendimeve dhe zgjedhjeve të ndërgjegjshme të Ali Ahmetit, Bujar Osmanit dhe BDI-së, të cilët në vazhdimësi e kanë forcuar “botën serbe” në Maqedoni, duke e lënë pas dore bashkëpunimin natyror dhe të domosdoshëm me Kosovën.
“Ballkani i Hapur” ishte nisma më e rëndësishme e tyre në politikën e jashtme.
VLEN bën thirrje:
-BDI të publikojë të gjitha takimet e funksionarëve të saj me përfaqësues serbë;
-BDI të shpjegojë pse bashkëpunimi ekonomik dhe politik me Kosovën është kufizuar me qëllim;
-BDI të ndalojë së kundërshtuari agjendën strategjike për partneritet me Kosovën, si partnerin tonë kyç ekonomik dhe të sigurisë në rajon.
Qytetarët meritojnë një politikë të jashtme që do ta ndërtojë Maqedoninë si urë drejt miqve të saj, e jo si portë për interesat e qendrave të dyshimta të pushtetit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull