Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Dashtevski, në një intervistë për AIM ka theksuar që numri i votuesve në zgjedhjet e këtij viti do të ulen në krahasim me zgjedhjet e fundit.
Në pyetjen se sa votues janë regjistruar në Listën e zgjedhësve dhe nëse numri është i njëjtë ose i përafërt me zgjedhjet e fundit kur ishin rreth 1.800.000, Dashtevski tha se tani janë pak më pak se kjo shifër, por se ai do ta dijë saktësisht pasi të përditësohet Lista e zgjedhësve para zgjedhjeve.
“Pak më pak se kjo. Edhe më tutje përditësohet. Ne jemi përgjegjës për mbajtjen e Listës së zgjedhësve dhe shumë njerëz pyesin se çfarë po ndodh ndërkohë. Ndërkohë, Lista e zgjedhësve përditësohet gjatë gjithë kohës, për këtë shërbejnë edhe njësitë rajonale, për të përditësuar atje, për këtë shërben Sektori i listës zgjedhore dhe ne marrim informacione nga MPB-ja çdo tre muaj edhe nga gjykatat se dikush ka humbur aftësinë afariste, dikush ka vdekur, etj. Nga MPB (merren të dhëna) se dikush nga personat është bërë i rritur. Kemi pasur një thirrje publike për të gjithë qytetarët, është ende në faqen e internetit për të paraqitur të gjitha ndryshimet që ata kanë dhe për të kontrolluar nëse ato janë në listë apo jo, për të lehtësuar punën për azhurnimin e Listës së zgjedhësve”, shprehet Dashtevski.