VLEN: Gostivari drejt epokës së re, Sebaedin Dauti, emri që garanton fitoren e tetorit!

2 Min. Leximi

Liderët bashkërisht me funksionarë të tjerë të VLEN në takimin e mbajtur sot në zemër të Gostivarit, morën vendimin që duan qytetarët, që Sebaedin Dauti të jetë kandidati ynë për Kryetar Komune në zgjedhjet e ardhshme lokale. Me këtë vendim, VLEN jo vetëm që prezanton kandidatin më të denjë, por vulos fitoren e tetorit në çdo cep të Gostivarit.
Sebaedin Dauti është një profesionist i respektuar, me përvojë të pasur dhe të dëshmuar në drejtësi e siguri publike. I lindur dhe rritur në Gostivar, ai ka ndërtuar karrierën mbi themelet e ndershmërisë, drejtësisë dhe shërbimit të palodhur për qytetarët. Diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Dauti ka shërbyer si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës Themelore të Gostivarit, duke fituar besimin dhe respektin e të gjithë gostivarasve.
Prej më shumë se një dekade, ai ushtron profesionin e noterit me përkushtim, korrektësi dhe integritet të padiskutueshëm. Përvoja e tij përfshin edhe pozita të rëndësishme në MPB dhe në strukturat e rendit e sigurisë, ku ka treguar aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe vizion strategjik.
I njohur për komunikim të hapur, vendosmëri dhe aftësi për të bashkuar të gjitha shtresat e shoqërisë, Sebaedin Dauti përfaqëson modelin e liderit modern që bashkon dhe udhëheq me përgjegjësi.
Me Sebaedin Dautin në krye, Gostivari do të ketë udhëheqjen që meriton, transparente, të përgjegjshme dhe vizionare. Sot, VLEN i jep qytetit garancinë e fitores dhe fillimin e një epoke të re zhvillimi.
Fitorja është e jona, tetori është i Gostivarit!

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull