Zv/ministri Iseni: 296 avancime dhe punësime të reja për shqiptarët në MPB, drejtësia po kthehet

1 Min. Leximi

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka njoftuar sot për një seri avancimesh dhe punësimesh të reja të shqiptarëve në këtë institucion, duke e cilësuar këtë si një hap të madh drejt rikthimit të drejtësisë dhe dinjitetit.

“Sot me shumë kënaqësi ndaj me ju një lajm që tregon më së miri se si po kthehet drejtësia dhe dinjiteti për shqiptarët në institucionet shtetërore!”, shkruan Iseni.

- Advertisement -

Sipas tij, bëhet fjalë për 147 avancime me arsim të lartë, 111 avancime me shkollë të mesme dhe 38 punësime të reja, duke theksuar se këta persona “për vite me radhë janë lënë në harresë, nënvlerësuar dhe diskriminuar në MPB”.

“Kjo nuk është thjesht një numër. Kjo është fytyra e re e përfaqësimit të drejtë. Kjo është fitorja e meritës ndaj padrejtësisë. Kjo është kthesa që kemi pritur, kthesa që po e bëjmë realitet bashkë me qytetarët!”, shton ai.

Iseni theksoi se ky proces do të vazhdojë: “Ne nuk premtojmë për sy e faqe, ne raportojmë me vepra. Procesi vazhdon – për çdo të padrejtë të djeshme, do të ketë një korrigjim të ndershëm sot”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull