Ministria e Energjetikës: Shpallet thirrje për shpërndarjen e kondicionerëve inverter për familjet në nevojë

1 Min. Leximi

Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM) ka publikuar masë që synon drejtpërdrejt segmentin më të ndjeshëm të popullsisë – konsumatorët e cenueshëm të energjisë. Me një shpallje publike që ka hyrë në fuqi, Ministria fillon shpërndarjen e kondicionerëve inverter me efikasitet energjetik për vitin 2025.

Masa po realizohet në përputhje me Programin për Ndryshime dhe Plotësime të Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë për vitin 2025 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 161/25). Sipas shpalljes publike për mbështetje të familjeve që bien në kategorinë e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë, me qëllim promovimin e efikasitetit energjetik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, familjet që plotësojnë kushtet do të kenë të drejtë për një kondicioner inverter të blerë dhe të instaluar me fuqi prej 3.5 kilovatë dhe klasë energjetike prej të paktën A+”, informon MEMBM.

- Advertisement -

Këto pajisje, siç thuhet në komunikatë, jo vetëm që kursejnë energji elektrike, por ofrojnë edhe efikasitet të lartë për ngrohje dhe ftohje – pikërisht aty ku nevojitet më shumë.

Afati për aplikim është 60 ditë nga data e publikimit të shpalljes në një gazetë ditore.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull