Sistemi VAR edhe në futbollin e Maqedonisë! FFM promovon dhomat

2 Min. Leximi

Federata e Futbollit të Maqedonisë edhe zyrtarisht ka promovuar dhomat e sistemit VAR, transmeton TV21. Sistemi VAR në futbollin vendor do të nis të implementohet në sezonin e ri të Ligës së Parë e që do të fillojë këtë të premte (08.08.2025). Siç bëjnë të ditur nga FFM, janë tri dhoma të VAR-it dhe janë të markuara sipas të gjitha standardeve dhe do të mundësojnë zhvillimin e tre ndeshjeve njëkohësisht.

“Sistemi VAR në Maqedoni më në fund u bë realitet. Jam krenar për ekipin në federatë që punoi 24/7 për këtë projekt. E kemi siguruar të gjithë teknologjinë e nevojshme, kemi tre dhoma moderne dhe një dhomë kontrolli. Gjatë këtyre tre muajve kemi bërë një punë të jashtëzakonshme. Shumë federata më të mëdha se e jona kanë pasur nevojë për shumë më tepër kohë për ta zbatuar sistemin VAR. Prandaj FIFA dhe UEFA na dhanë mirënjohje — nuk mund ta besonin që do të arrinim ta realizonim këtë projekt të madh për një kohë kaq të shkurtër,” – deklaroi kryetari i FFM-së Masar Omeragiq.

- Advertisement -

Gjithashtu, siç thonë nga FFM, së bashku me sistemin VAR, është siguruar edhe një automjet reportazhi që do të mund të përdoret për transmetime.

Ndërkaq, theksojnë se Stadiumi i Shkupit nuk i plotëson standardet minimale për VAR dhe se skuadra nga Çairi do të duhet të kërkojë alternativë tjetër.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull