Kontrolle në Koçan dhe Shtip, gjendet drogë, arrestohen tre persona

1 Min. Leximi

Më 05.08.2025, pas një urdhri paraprak të lëshuar nga Gjykata Themelore e Koçanit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Koçanit kryen kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse që i përdorte E.H.H. (43) nga Koçani. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy grirëse metalike dhe marijuanë. E.H.H. është privuar nga liria dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.

Po ashtu, më 05.08.2025, pas një urdhri tjetër nga Gjykata Themelore e Koçanit, është kryer kontroll në shtëpinë e I.R. (29) nga Koçani, ku është gjetur marijuanë. Edhe ai është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit do të përballet me kallëzim penal.

- Advertisement -

Ndërkaq, më 06.08.2025, pas urdhrit të Gjykatës Themelore të Shtipit, zyrtarë policorë nga SPB Shtip kryen kontroll në shtëpinë e A.Ç. (39) nga Shtipi. Gjatë kontrollit u gjet marijuanë dhe një grirëse. A.Ç. është arrestuar dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal pas përfundimit të procedurës hetimore.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull