Muhamed Elmazi në kafe-bisedë me funksionarët e VLEN: Saraji ka nevojë për ide të reja dhe bashkëpunim të sinqertë

1 Min. Leximi

Kandidati për kryetar të komunës së Sarajit nga radhët e koalicionit VLEN, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar një kafe-bisedë me funksionarët e këtij koalicioni, ku është diskutuar për sfidat dhe mundësitë e komunës.

“Kafe-bisedë e frytshme me miqtë dhe funksionarët e koalicionit VLEN. Saraji ka nevojë për ide të reja dhe bashkëpunim të sinqertë. Rruga jonë sapo ka filluar!”, ka shkruar Elmazi.

- Advertisement -

Ai theksoi se bashkëpunimi dhe përfshirja e të gjithëve do të jenë kyçe për zhvillimin e komunës së Sarajit.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull