Pa energji elektrike sot do të jenë disa pjesë të komunave Sopishte, Aerodrom dhe Studeniçan.
Në periudhën nga ora 07:00 deri në 16:00, rrymë nuk do të kenë shfrytëzuesit e stacionit të fundit të autobusëve 24 deri në marketin “DAVIDOV” në komunën e Sopishtes, ndërsa nga ora 13 deri në 15 shfrytëzuesit e shtëpive të uikendit Drazhilovë, HPP Patishka Rekë dhe Kras Jabollcë.
Nga ora 08:30 deri në 15:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Gjorgji Kapçev” në komunën e Aerodromit, ndërsa nga ora 09:30 deri në 12:00 një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Moranë në komunën e Studeniçanit.