Aktori Hasim Memishi Sopi ka reaguar me ironi ndaj videos së fundit të ish-ministrit të BDI-së dhe kandidatit për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, i cili publikoi pamje të rrugëve me gropa në këtë komunë.
“Këta që kanë ec 20 vjet me vetura me xhama të zi, tash kur dalin në rrugë, çuditen sa gropa, sa papastërti ka… Epooo, nuk i keni pa prej xhamave të zi, të gjitha kanë qenë aty,” shkroi Sopi në një postim në rrjetet sociale.
Reagimi i aktorit është komentuar gjerësisht në rrjet, duke marrë vëmendje për tonin e tij ironik ndaj BDI-së dhe kandidatit të saj për Çairin.