Fejsal Beadini: 15 të rinj shqiptarë angazhohen në Byronë për Vlerësim

1 Min. Leximi

15 të rinjë shqiptarë angazhohen në Byronë për Vlerësim, ka bërë të ditur drejtori Fejsal Beadini. Kjo lëvizje vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve profesionale dhe administrative të Byrosë, por edhe si një kontribut konkret për përfshirjen dhe përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore.

“Nuk është vetëm domosdoshmëri institucionale, por një pasuri e çmuar për institucionin tonë. Kuadrot e rinj shqiptarë sjellin dije, energji dhe përkushtim që do të na ndihmojnë në arritjen e rezultateve edhe më të larta,” ka theksuar Beadini.

- Advertisement -

Ai u ka uruar mirëseardhje punonjësve të rinj dhe i ka ftuar që të kontribuojnë me profesionalizëm në zhvillimin e mëtejmë të Byrosë për Vlerësim, duke shtuar se suksesi ndërtohet mbi bashkëpunim, respekt dhe punë të ndershme.

- Advertisement -

Ky zhvillim shihet si një hap pozitiv në drejtim të avancimit të përfaqësimit të barabartë në administratën publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull