Zeqirija Ibrahimi akuzon Arben Taravarin për mashtrim: Vendosi të shkojë me lista të përbashkëta me BDI-në

2 Min. Leximi

Njëri ndër krerët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Arben Taravarit për të bashkëpunuar me BDI-në në zgjedhjet lokale.

“Ajo që e kemi supozuar, sot u përdëftua. Për fat të keq dhe me keqardhje e them se z. Arben Taravari ka mashtruar. Gjatë gjithë kohës thoshte se ka vendim që do të shkojë me lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe se ajo është çështje e mbyllur, madje ky i a.q. vendim i tij ‘i pakthyeshëm’ ishte arsyeja që ai më në fund doli nga VLEN-i. Por, ashtu siç supozohej, ai sot ka vendosur që të shkojë me lista të përbashkëta me BDI-në, me Ali Ahmetin, me Musa Xhaferin e me Blerim Bexhetin, për të cilët nuk ka lënë gjë pa thënë në publik e në takime interne,” shkroi Ibrahimi.

- Advertisement -

Ai shtoi se ky vendim tregon mungesë konsistence politike nga ana e Taravarit, duke e quajtur situatën e krijuar “dëshpëruese për skenën politike shqiptare në RMV”.

- Advertisement -

“E gërditshme deri në çfarë shkalle po i shtrydh Ali Ahmeti njerëzit për të shpresuar ndonjë sukses politik. Sidoqoftë, zgjedhjet po vijnë dhe jam i bindur se secili do ta marrë atë që e ka merituar, siç thotë populli ‘çfarë të mbjellësh, do të korrësh’,” përfundoi ai.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull