Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke theksuar suksesin dhe përkushtimin e të rinjve nga vendi ynë në arenën ndërkombëtare.
“Medjeni dhe Rosana – praktikantë në Bundestagun gjerman, ambasadorë të vendit tonë në çdo fjalë dhe gjest”, shkroi ministri Murtezani, duke ndarë vlerësimin e tij për përfaqësimin dinjitoz që po bëjnë këta të rinj në institucionin më të lartë legjislativ të Gjermanisë.
Ai shtoi se biseda me ta ishte frymëzuese: “Kujtesë se kemi të rinj të gatshëm të bartin vizionin evropian me dije, vlera, dhe me zemër.”
Përmes këtij shembulli, ministri theksoi edhe një herë rëndësinë e investimit në rininë si urë lidhëse drejt së ardhmes evropiane të vendit.