Aktivistja suedeze për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, Greta Thunberg, ka qëndruar sot në Tetovë.
Ajo ka vizituar punimet për hapsirat e reja të Qendrës Socio-Kulturore në Tetovë, e njohur ndryshe si Space Tetova.
“Vizituam hapësirën e re ku po zhvendosemi, ku gjatë javës së kaluar, vullnetarët e komunitetit tonë, së bashku me më shumë se njëqind vullnetarë nga rrjeti ynë ndërkombëtar në Belgjikë, Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë, kanë punuar intensivisht për ta bërë të mundur këtë tranzicion”, Informuan nga Qendra Socio-Kulturore.
Përurimi i hapsirave të reja do të bëhet nesër nga ora 18:00.
Përpara se të vinte në Maqedoninë e Veriut, Thunberg mori pjesë në protestën pro Palestinës që u mbajt në Tiranë.
Kujtojmë që Thumberg u deportua së fundmi nga Izraeli për shkak se u përpoq të shpërndante ndihmë humanitare për civilët në Gaza që po vdesin nga uria në anijen “Madeleine”.
Më 10 qershor, anija “Madeleine” u ndalua nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare, pas së cilës Thunberg u hip në një fluturim për në Francë, nga ku vazhdoi për në Suedi. (Portalb)