Azir Aliu: 155 punonjës në Spitalin e Tetovës do të marrin kontrata të përhershme, procedura është përfunduar

1 Min. Leximi

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka bërë të ditur se 155 të punësuar me kontrata të përkohshme në Spitalin Klinik të Tetovës do të marrin kontrata të përhershme pune. Sipas tij, procedura tashmë është përfunduar dhe vendimi është marrë, pavarësisht se Fondi për Sigurim Shëndetësor nuk e ka aprovuar fillimisht këtë proces.
“155 punonjës në Spitalin Klinik të Tetovës do të marrin kontrata të përhershme, pikë. Procedura është e përfunduar. Kemi dhënë fund një agonie që e krijuan dhe e ushqyen për vite me radhë”, deklaroi Aliu.
Ai gjithashtu reagoi ashpër ndaj kritikave të BDI-së dhe të ish-partisë së tij, duke i akuzuar se për vite me radhë nuk kanë bërë asgjë për të zgjidhur këtë problem.
“Ata çfarë kanë, rrinë të fshehur në qoshe, pas tastierave, duke përhapur gënjeshtra për të mbuluar zullumet dhe turpet që i bënin në shëndetësi. Është turp, madje edhe për standardet e tyre të gënjeshtrave. Problemi i kontratave të përkohshme zgjat prej vitesh. BDI ishte në pushtet për dekada dhe nuk e zgjidhi. Edhe kur Arben Taravari ishte ministër për një vit, nuk bëri asgjë”, theksoi ministri Aliu.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull