Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, pa energji elektrike sot do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të lagjes Bardovcë (në rrethinën e firmës SVISLION) në Komunën Karposh, njoftoi Qendra rajonale për menaxhim me krizat e Qytetit të Shkupit.
Pa rrymë nga ora 09:00 deri në orën 11:00, do të mbeten shfrytëzuesit e fshatrava, Ellovë, Cërnivori dhe Malçishta në Komunën e Studeniçanit, nga ora 09:00 deri në orën 15:30, shfrytëzuesit e rr. Trajko Boshkovski në Komunën Gjorçe Petrov, nga ora 13:00 deri në orën 15:00, shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Dobërdoll, Komuna e Sopishtes.