Bekim Sali në Bruksel: Pjesëmarrës në Seminarin e 107-të të Rose-Roth për sigurinë dhe sfidat gjeopolitike

1 Min. Leximi

Deputeti i Alternativës dhe koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka njoftuar se po merr pjesë në Seminarin e 107 të Rose-Roth, i organizuar në bashkëpunim mes Parlamentit Evropian dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
“Këto dy ditë po qëndroj në Bruksel, ku, në cilësinë e anëtarit të delegacionit nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, po marr pjesë në Seminarin e 107-të të Rose-Roth, organizuar në bashkëpunim mes Parlamentit Evropian dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Në fokus të diskutimeve janë siguria dhe mbrojtja, sfidat aktuale gjeopolitike, përfshirë zhvillimet në rajonin tonë dhe më gjerë, si dhe rëndësia e koordinimit të politikave mes vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s. U trajtuan gjithashtu temat që lidhen me dezinformimin, mbrojtjen kibernetike”, ka shkruar deputeti Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull