VLEN: Nga poezia në diplomaci, Struga hap një kapitull të ri kombëtar!

1 Min. Leximi

Në brigjet magjike të Drinit dhe nën hijen e historisë së saj të pasur, Struga po shkruan një kapitull të ri në rrugën e identitetit dhe bashkëpunimit kombëtar. Nga qyteti i poezisë, Struga po shndërrohet në një pikë referimi për diplomacinë shqiptare në rajon.

Sot u hap zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Strugë, një hap i shumëpritur, i cili forcon më tej lidhjet mes Shqipërisë dhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke e bërë më të prekshme dhe më funksionale praninë e shtetit amë në jetën e qytetarëve tanë.
Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë figura të larta shtetërore dhe diplomatike, përfshirë zëvendëskryeministrin e parë Izet Mexhiti, ministrin e jashtëm të Shqipërisë Igli Hasani, ambasadori Denion Mejdani, zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, si dhe ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski.

- Advertisement -

VLEN e përshëndet këtë zhvillim si një akt me rëndësi strategjike dhe simbolike, një hap më afër bashkëpunimit ndërshqiptar, një urë e re që lidh më fort shqiptarët përtej kufijve administrativë.

Struga tashmë nuk është vetëm destinacion turistik, por edhe destinacion diplomatik. Një tjetër gur themeli për forcimin e subjektivitetit shqiptar në këtë anë të kufirit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull