Mucunski sonte në Ohër do ta presë ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Hasani

2 Min. Leximi

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sonte në Ohër do ta presë ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Mucunski sot është për vizitë pune në Hagë, ku do të ketë takim me nikoqirin e tij, shefin e diplomacisë holandeze, Kaspar Veldkamp.

“E hëna me dinamikë të re dhe javë e përmbushur me agjendë intensive. Sot në mëngjes në Hagë, bashkë me drejtorin e ZZHTI Goce Dimovski, do të realizoj takim me shefin e diplomacisë holandeze. Sonte, në Ohër e pres ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Hasani”, shkroi Mucunski në faqen e tij në Fejsbuk.

- Advertisement -

Mucunski paralajmëroi se këto ditë do të jetë edhe nikoqir i ministrit të Katarit, ndërsa javën do ta përmbyllë me pjesëmarrje në “Forumin e Dubrovnikut”.

“Vazhdojmë në Manastir dhe Shkup, ku do të jem nikoqir i ministrit të Katarit, Javën e përmbyllim në ‘Forumin e Dubrovnikut’. Fokusi është në bashkëpunimin dypalësh, ekonominë, investimet dhe integrimin evropian”, bëri të ditur Mucunski në Fejsbuk.

Sot në Hagë, ministri Mucunski bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Zonave Zhvillimore Teknologjike Industriale, Goce Dimovski, para biznesmenëve holandezë në Agjencinë Holandeze për Ndërmarrje do t’i prezantojnë mundësitë investuese të cilat i ofron vendi ynë në funksion të tërheqjes së investimeve të reja holandeze.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull