Nënshkruhet kontrata për rikonstruktimin e stadiumit të Çairit

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, nënshkroi sot kontratën me kompaninë “Fluid projekt” për realizimin e projektit të rikonstruktimit të stadiumit të Çairit.

Ky projekt parashikon vendosjen e barit artificial të gjeneratës më të fundit, të certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare, si dhe intervenime në infrastrukturën ndihmëse të stadiumit, duke përfshirë sistemin e ndriçimit, drenazhit dhe elemente shtesë që rrisin sigurinë dhe funksionalitetin për sportistët dhe publikun.

- Advertisement -

Sipas komunës, punimet do të realizohen në një afat të përqendruar prej 45 deri në 60 ditësh, me synimin që stadiumi të jetë i gatshëm për sezonin e ardhshëm sportiv dhe të krijojë kushte moderne për klubet sportive dhe të rinjtë që zhvillojnë aktivitetet e tyre në Çair.

“Rikonstruktimi i stadiumit të Çairit është pjesë e vizionit të Komunës për investime të qëndrueshme në infrastrukturën publike, në funksion të mirëqenies komunitare dhe zhvillimit të sportit si pjesë integrale e jetës urbane”, thuhet në kumtesën e Komunës së Çairit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull