Federata e Portugalisë: Kemi humbur dy kampionë, na shkatërroi lajmi për vdekjen e Jotas dhe Silvas

1 Min. Leximi

Federata e Futbollit e Portugalisë ka reaguar menjëherë për lajmin tragjik të ditës së sotme, ku dy futbollistë, dy vëllezër, Diogo Jota dhe Andre Silva ndërruan jetë.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Vëllezërit pësuan një aksident me makinë në rrugë të Spanjës, ku të dytë u konfirmuan të vdekur, shkruan Indeksonline.

Përmes rrjeteve sociale, Federata e Portugalisë ka bërë një reagim duke i cilësuar të dy si kampionë të vërtetë.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Jemi të shkatërruar nga vdekja e Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre Silva. Kemi humbur dy kampionë. Do bëjmë gjithçka për të nderuar trashëgiminë e tyre çdo ditë”, shkruhet në reagimin e Federatë së Portugalisë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull