Riad Ajdini, përfaqësues i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët nga grupi i Taravarit, ka bërë të ditur se nga sot i është bashkuar kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ajdini shprehet se këtë angazhim e nis me përgjegjësi të madhe dhe motivim, duke theksuar se shëndetësia është një nga fushat më të ndjeshme dhe më të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
“Sot kam nisur një kapitull të ri me shumë përgjegjësi dhe motivim si pjesë e kabinetit të Ministrit të Shëndetësisë, z. Azir Aliu. Jam thellësisht mirënjohës për mundësinë që të kontribuoj në një fushë kaq të rëndësishme për shoqërinë tonë”, shkruan Ajdini.
Ai nënvizon se ky hap është pjesë e vizionit të koalicionit VLEN, për një qeverisje të ndershme dhe efikase, ku të rinjtë kanë rol aktiv në procese vendimmarrëse.
“Me përkushtim, profesionalizëm dhe vullnet të fortë, do të jap maksimumin tim për të sjellë ndryshime pozitive. Falënderues për besimin, gati për punë!”, përfundon Ajdini.