Mendi Qyra, biznesmen i njohur dhe kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij të pavarur për kryetar të Komunës së Strugës.
Lajmin e bëri të ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin e tij social, ku tha se vendimi erdhi pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe konsultimesh me qytetarët, përcjell ZYRTARE.net
“Pas shumë reflektimesh, bisedash dhe kërkesash të drejtpërdrejta nga shumë prej jush, sot zyrtarisht shpall kandidaturën time si kandidat i pavarur për komunën e Strugës”, u shpreh Qyra.
Ai theksoi se është i motivuar nga dëshira për të sjellë ndryshim dhe për t’i shërbyer komunitetit në mënyrë të ndershme, transparente dhe me vizion për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë banorët e Strugës.