Ibrahimi për kundërshtarët: Të palarat dolën në dritë, VLEN vazhdon ndryshimin

1 Min. Leximi

Zeqirija Ibrahimi ka reaguar ndaj kritikave të kundërshtarëve politikë, duke theksuar se çdo ditë po zbardhen të palarat e atyre që, sipas tij, ikën me paratë e kazinove dhe pasuritë e patundshme, si rasti i Soravisë. Ai u shpreh se akuzat për degradimin e gjuhës shqipe dolën të pavërteta, ndërsa çështjet e branitellëve dhe ligjit të përfaqësimit të drejtë ua kanë mbyllur gojën kritikëve.

Ibrahimi shtoi se kundërshtarët kishin folur edhe për përjashtimin e shqiptarëve nga puna, por faktet me 2500 vende të reja të punës dhe avancimet i kanë zhgënjyer. Për regjistrimin e popullsisë, ai tha se doli në shesh se vetë ata kishin fshirë të dhënat e mërgatës.

- Advertisement -

“Nuk e di cila do të jetë akuza e radhës apo gropa e radhës ku do të bien. Por pas një viti mund të them me bindje: 1 vit punë, 1 vit dinjitet, 1 vit ndryshim, 1 vit VLEN,” përfundoi Ibrahimi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull