Zeqirija Ibrahimi: Regjistrimi i vitit 2021-mashtrimi më i madh kundër mërgatës shqiptare

1 Min. Leximi

Zeqirija Ibrahimi ka reaguar ashpër ndaj zbulimeve të fundit që hedhin dritë mbi manipulimet në procesin e regjistrimit të popullsisë në vitin 2021. Sipas tij, mërgata shqiptare ishte qëllimisht e anashkaluar, duke u “rënë me laps” me tendencë të qartë politike.


“Si duhet t’i quajmë ata që e realizuan këtë mashtrim të madh? A janë vërtet shqiptarë, apo vetëm prapashtesën-tarë e kanë në emrin e tyre?”, shkruan Ibrahimi, duke vënë në pikëpyetje qëllimet dhe përkatësinë e atyre që udhëhoqën procesin.

- Advertisement -

Ai thekson se nuk mund të flitet për “degradim” sot, kur në fakt degradimi më i madh ka ndodhur pikërisht me këtë akt të paprecedentë që, sipas tij, do ta ndjekë popullin shqiptar edhe për 100 vitet e ardhshme.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull