Toshkovski: Sistemi “one stop shop” në Tabanocë, do të fillojë më 5 korrik

2 Min. Leximi

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski njoftoi sot se sistemi “one stop shop” me Serbinë pritet të lançohet zyrtarisht më 5 korrik. Ratifikimi përfundimtar i marrëveshjes u zhvillua dje dhe faza e testimit të sistemit është duke u zhvilluar.

“Dje u bë ratifikimi përfundimtar i marrëveshjes që nënshkruam më parë me kolegun tim Ivica Daçiç. Shpresoj që më 5 të muajit të ardhshëm të kemi një lançim zyrtar të sistemit “one stop shop” me Serbinë, ku me përdorimin e tij të duhur do të arrijmë një transferim shumë më të shpejtë të qytetarëve në atë kufi. Ky është aktualisht kalimi kufitar më i shpeshtë dhe do të ketë lehtësim sa i përket shpejtësisë së fluksit të njerëzve”, tha Toshkovski gjatë vizitës së Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.

- Advertisement -

Ai shtoi se do të zbatojnë një sistem që është i përshtatshëm në kuptimin e vërtetë të fjalës. Sistemi “one stop shop” tashmë është lançuar me Kosovën.

“Thënë thjesht, ne mbrojmë hyrjen tonë, dhe oficerët e policisë nga Serbia do të mbrojnë hyrjen në Serbi, duke shkëmbyer informacione shumë shpejt. Jam i lumtur që me kolegun tim nga Kosova për Punë të Brendshme, e kemi vënë në funksion “one stop shop”, siç duhet të funksionojë, në dy kalimet kufitare që kemi me Kosovën”, tha Toshkovski.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull