Mbappe nuk do të luajë as ndaj Salzburgut

1 Min. Leximi

Sulmuesi francez i Real Madridit, Kylian Mbappe, nuk do të jetë i gatshëm të luajë as ndaj Salzburgut. Kështu kanë shkruar të martën mediume të ndryshme spanjolle.

Reali dhe Salzburgu përballen të premten në kuadër të ndeshjes së tretë të Grupit H të Kupës së Botës për Klube.

- Advertisement -

Mbappe nuk luajti as në dy ndeshjet e kaluara ndaj Pachucas dhe Al-Hilalit.

Ditë më parë u raportua se Mbappe “është shtruar në spital për analiza dhe trajtime të ndryshme” pasi kishte dhimbje të stomakut.

Ai më pas u lirua nga spitali dhe filloi stërvitjet individuale.

Reprezentuesi i Francës, Mbappe, mësohet se ka humbur pesë kilogramë për një javë.

- Advertisement -

26-vjeçari Mbappe është prej sulmuesve kryesor te “Los Blancos”. Në edicionin e kaluar ai ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull