Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë ka vendosur të ndërpresë procedurën për përcaktimin e përgjegjësisë së kryetares së Gjykatës Supreme, gjyqtares Besa Ademi, pasi ka marrë shtatë vota “pro” dhe katër “kundër”. Vendimi është pasuar nga një reagim i kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, e cila shprehu shpresën që pas këtij vendimi emocionet do të anashkalohen dhe bashkëpunimi me Gjykatën e Lartë do të vazhdojë intensivisht.
“Për momentin, pasi është marrë vendimi, shpresoj që nga sot emocionet të jenë anash sa i përket bashkëpunimit të Këshillit Gjyqësor me Gjykatën e Lartë, pavarësisht se kush është kryetar dhe të vazhdojë intensivisht. Nga sot po hedh hapin e parë për të vazhduar bashkëpunimin. Të gjithë së bashku duhet të luftojmë institucionalisht”, tha kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.
Kërkimi për shkarkimin e gjyqtares Ademi u bazua në mospjesëmarrjen e saj në seancat e Këshillit nga maji deri në nëntor të vitit të kaluar. Një tjetër argument ishte mungesa e Ademit në kohën kur kryetarja Dameva u shkarkua nga detyra në një vendim të paligjshëm, sipas një vendimi të Gjykatës Administrative. Ky ngjarje shkaktoi reagime të forta në opinion dhe dërgoi një Mision vlerësues të Bashkimit Evropian për të vlerësuar situatën dhe bërë rekomandime për përmirësimin e punës së Këshillit Gjyqësor.
Ambasadori holandez shprehu shqetësimin e Holandës për rënien e vazhdueshme të sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut, dhe theksoi se ndikimi politik tek presidenti i Gjykatës së Lartë është i papranueshëm për Holandën.