Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, Jetmir Asani, ka reaguar me ironi ndaj akuzave të ish-ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani, i cili ditë më parë kritikoi qeverinë e re për, siç u shpreh ai, “mospunësimin e shqiptarëve” dhe “diskriminimin nga maqedonasit”.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Asani i është drejtuar Osmanit duke e ngacmuar për valën e madhe të punësimeve që po realizon qeveria e re me pjesëmarrjen e koalicionit VLEN, e cila sipas tij po e vërteton të kundërtën e pretendimeve të BDI-së.
“Çka u bo tash, a ju prish kalkulatori Bujar Osmanit tu i numëru punësimet e VLEN-it?”, shkroi Asani me ironi.