Përvjetori i VV-së, Ibrahimi: Me Albinin ndajmë qëllime të përbashkëta për rajonin

1 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka marrë pjesë sot në përvjetorin e Lëvizjes Vetëvendosje, me ftesë nga kryeministri i Kosovës dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ibrahimi shprehet:
“Kisha nderin që sot, së bashku me krerët e VLEN dhe deputetin Bekim Sali, të merrja pjesë në përvjetorin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me ftesë nga kryetari, Albin Kurti.”

- Advertisement -

Ai ka vlerësuar rrugëtimin politik të kësaj lëvizjeje dhe ndikimin e saj në rajon:
“I urova Albinit suksese në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm që kanë ndjekur, duke sjellë një freski dhe energji të re në skenën politike të Kosovës, por edhe më gjerë, në atë rajonale!”

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të koalicionit VLEN në këtë ngjarje shihet si një sinjal i afrimit të mëtejshëm politik ndërmjet forcave politike shqiptare në rajon.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull