VLEN: Bujqësia në rritje falë neve, thirrje publike për subvencionim të traktorëve!

2 Min. Leximi

VLEN vazhdon me përkushtim të fuqishëm qëndrimin tonë të palëkundur: Bujqësia dhe bujqit janë themeli i zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë së vendit! Në një kohë kur për shumë vite ky sektor ishte lënë në harresë dhe përdorej vetëm për marketing politik, ne e kemi kthyer bujqësinë në prioritet real. Me politika konkrete, me fonde të kapshme dhe me mbështetje të drejtpërdrejtë, VLEN është zëri i vërtetë i bujqve në institucione.

Sot, me shpalljen e Thirrjes Publike nr. 04/2025, bëjmë edhe një hap përpara në modernizimin e sektorit bujqësor përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë për blerjen e traktorëve të rinj. Kjo thirrje është pjesë e Programit për Mbështetje Financiare për Zhvillim Rural për vitin 2025, dhe synon fuqizimin e fermave tona përmes mekanizimit modern – sepse nuk ka bujqësi të fortë pa pajisje të forta!

- Advertisement -

Detajet kryesore të masës 121.8 – Blerja e traktorëve: Mbështetje deri në 600.000 denarë për çdo aplikues; Pagesa realizohet në bazë të planit të biznesit dhe në baza vjetore; Thirrja vlen ekskluzivisht për blerje të traktorëve (jo për mekanizëm përcjellës); Të drejtë aplikimi kanë të gjitha fermat e regjistruara në Regjistrin Unik të Fermave pranë Ministrisë së Bujqësisë; Të përjashtuar janë aplikuesit që kanë marrë subvencione për traktorë gjatë 10 viteve të fundit përmes IPARD ose programeve kombëtare.

Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është: 07.07.2025!

VLEN qëndron fuqishëm pas bujqve tanë sepse e dimë që pa ta, nuk ka ushqim, nuk ka ekonomi, nuk ka jetë! Kjo është vetëm njëra nga masat konkrete që po e shndërrojnë realisht bujqësinë tonë në një histori suksesi.

VLEN, bujqësia nuk është propagandë, është prioritet kombëtar!

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull