Të rikthehesh aty ku kanë nisur hapat e parë drejt dijes është gjithmonë emocion i veçantë. Sot, Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu vizitoi shkollën fillore “Sande Shterjoski” në Kërçovë, vendi ku dikur ishte nxënës, më pas mësimdhënës, e sot rikthehet në cilësinë e udhëheqësit institucional për të dëgjuar e ndihmuar.
Në bashkëbisedim me drejtorin e shkollës, Bekim Jusufi, dhe kolektivin arsimor, u trajtuan sfidat e përditshme të procesit edukativo-arsimor, si dhe u theksuan kërkesat dhe nevojat konkrete që kanë ndaj Ministrisë së Arsimit.
VLEN mbetet e përkushtuar për ta ngritur cilësinë e arsimit dhe për të qenë krah i përhershëm i çdo institucioni arsimor në vend. Sepse e ardhmja ndërtohet me dije!
VLEN: Jemi në shërbim të arsimit

Ndani këtë artikull