Qeveria lavdëron rritjen e GDP-së: Maqedonia afrohet me vendet e pasura të Evropës

1 Min. Leximi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në një komunikatë për media, thekson se ndryshimet pozitive në vend po bëhen gjithnjë e më të dukshme dhe të prekshme, ndërsa ekonomia po përjeton një rilindje të vërtetë.

Sipas të dhënave preliminare të Entit Shtetëror të Statistikës, GDP (Bruto Prodhimi i Brendshëm) është rritur me 3.4% në tremujorin e parë të vitit 2025. Qeveria vlerëson se kjo rritje e vendos Maqedoninë e Veriut në mesin e pesë ekonomive me rritjen më të shpejtë në Evropë, krahas shteteve të zhvilluara si Irlanda, Danimarka dhe Polonia.

- Advertisement -

“Rritja e GDP-së është tregues i qartë se po punojmë me përkushtim dhe po zbatojmë politika të përgjegjshme në interes të qytetarëve. Dhe nuk ndalemi këtu – Maqedoninë e pret një transformim i plotë dhe ndryshime që do të sjellin më shumë siguri dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë”, thuhet në kumtesë.

Qeveria shton se rezultatet e deritanishme janë dëshmi se premtimet po realizohen dhe se vendi po ecën drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më të begatë për qytetarët e tij.(INA)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull