Në një lëvizje të pazakontë, Presidenti turk Erdogan ka refuzuar të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti, duke thënë se as Turqia nuk do të përfaqësohet në Davos.
Presidenti turk u ka kërkuar zyrtarëve të vendit të tij që të anashkalojnë Forumin Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos për shkak të qëndrimit të organizatorëve ndaj luftës së Izraelit kundër Hamasit.
Ministri turk i Financave, Mehmet Simsek, kishte planifikuar të merrte pjesë në takimin vjetor derisa Erdogan, i cili ka kritikuar sjelljen e Izraelit në luftën kundër Hamasit në enklavën palestineze të Gazës anuloi vendimin.
Klaus Schwab, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i forumit, dënoi “sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit” pasi grupi vrau rreth 1200 njerëz në një sulm të befasishëm më 7 tetor 2023.
Ndërsa Schwab gjithashtu bëri thirrje për marrjen e masave për të mbrojtur popullsinë civile të Gazës.