Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova

1 Min. Leximi

Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” drejt vendeve të shenjta për ta kryer Haxhin.

Kjo është bërë e ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -

“297 haxhilerë nga komuna e Prishtinës dhe Fushë Kosovës do të nisën rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërkohë që grupet e tjera pritet të udhëtojnë gjatë ditëve të ardhshme”, thuhet në njoftim.

BIK ndër të tjera bënë të ditur se Haxhiu më i ri për këtë vit është një 15-vjeçar nga Prishtina, kurse më e vjetra është një 84-vjeçare poashtu nga Prishtina.

“Nga Drejtoria për Haxh dhe Umre e Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se gjithçka është duke shkuar mbarë ashtu siç është paraparë. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë”, përfundon njoftimi i BIK-ut.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull