Në Shkup prezantohen shijet tradicionale të kuzhinës turke

4 Min. Leximi

Në kryeqytetin Shkup të Maqedonisë së Veriut janë prezantuar shije tradicionale turke në kuadër të “Javës së kuzhinës turke”, raporton Anadolu.

Ngjarja tradicionale “Java e kuzhunës turke” mbahet çdo vit midis 21-27 majit nën organizimin e ambasadori tëTurqisë në Shkup, Fatih Ulusoy.

- Advertisement -

Anëtarët e mediave në vend shijuan shijet tradicionale të kuzhinës turke në aktivitetin e mbajtur në rezidencën e ambasadës turke.

Ambasadori Ulusoy në fjalën e tij në ngjarje u shpreh i lumtur për mikpritjen e anëtarëve të mediave në ngjarjen e “Javës së kuzhinës turke”, e cila këtë vit mbahet për herë të katërt.

Ulusoy theksoi se Turqia dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie historike dhe miqësore dhe se këto marrëdhënie janë në një nivel të lartë.

“Perceptimi ‘mik’ që përdorim për Maqedoninë e Veriut nuk është një frazë që është përdorur rastësisht. Një proverb turke thotë ‘Një mik zbulohet në kohë të vështira’. Popujt e këtyre dy vendeve kanë qenë gjithmonë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Nuk do ta harrojmë kurrë ndihmën dhe solidaritetin e ofruar nga Maqedonia e Veriut gjatë katastrofës së tërmetit që ndodhi në vendin tonë në vitin 2023”, tha Ulusoy në fjalën e tij.

- Advertisement -

Më tej, ai shtoi se si një shembull i kohëve të fundit, “Turqia ofroi mbështetje në zjarret pyjore verën e kaluar, si dhe mbështetje mjekësore për të rinjtë tanë të plagosur në katastrofën e zjarrit në të cilën shumë nga të rinjtë tanë humbën jetën marsin e kaluar”.

“10 nga 12 pacientët që morën trajtim në Turqi janë kthyer në vendet e tyre dhe shpresoj që dy pacientët, trajtimi i të cilëve është duke vazhduar, të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur në gjendje të shëruar”, tha Ulusoy, duke iu referuar pacientëve që po trajtohen në Turqi nga tragjedia në Koçan.

“Është e rëndësishme për ne që përfaqësitë e AA-së dhe TRT Shkup të matin pulsin e gjeografisë së Ballkanit”

Ulusoy gjithashtu foli lidhur me aktivitetet e AA-së dhe TRT-së në Maqedoni të Veriut.

“Është e rëndësishme për ne që Anadolu dhe përfaqësuesia e TRT-së në Shkup të matin pulsin e gjeografisë së Ballkanit. Ne mund të ndjekim zhvillimet në këtë vend dhe rajon të rëndësishëm për ne, përmes stilolapsave dhe syve të anëtarëve të mediave turke dhe jo përmes lajmeve dhe komenteve të shkruara nga të tjerët”, tha ambasadori turk.

Duke theksuar se kuzhinat turke dhe maqedonase kanë shumë pika të përbashkëta, ambasadori Ulusoy i këshilloi të ftuarit të shqyrtojnë librin “Kuzhina turke me receta shekullore” me mbështetjen e shefave të kuzhinës dhe akademikëve të famshëm nën udhëheqjen e Emine Erdoğan, bashkëshortes së presidentit Recep Tayyip Erdoğan.

Nga ana tjetër, në shortin e mbajtur në kuadër të kësaj ngjarje, pjesëmarrësit Erkan Babaçiç, Ismail Sinani, Biljana Babiç dhe Lidija Stancevska fituan bileta vajtje-ardhje për në Stamboll me kompaninë ajrore Turkish Airlines.

Në këtë aktivitet u shërbyen pjata dhe ëmbëlsira klasike si selino me portokall dhe vaj ulliri, japrak, bishtaja fasule, ‘çiğ köfte‘, supë tarhanaje, pite me djathë dhe mish të prerë në kubikë, sallatë bariu, piyaz, tarator, fasule të thata me suxhuk, qengj i pjekur, sheqerpare, komposto frutash dhe limonadë.

Ndërkohë, ambasada në mbrëmje do të organizojë një darkë tjetër për përfaqësuesit e kompanive turistike në vend.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull