Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

Përditësimi i fundit: 2025/05/18 at 1:16 PM
Publikuar May 18, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pavarësisht dështimit për herë të shtatëmbëdhjetë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, partitë parlamentare janë ende larg arritjes së një zgjidhjeje për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në koalicionin Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa, koalicion që ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, vazhdojnë të insistojnë në propozimin e tyre për kryeparlamentare, pavarësisht se deri tani nuk i kanë numrat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në këtë post, ndërsa presin siç thonë, reflektimin e partive të tjera në Kuvend.

- Reklamim -

Në anën tjetër, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, akuzojnë LVV-në si fajtore kryesore për krizën politike në vend, ndërkaq theksojnë se zgjidhja është propozimi i tyre për një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse.

E gjithë kjo situatë, sipas analistëve politikë, tregon nevojën që faktori ndërkombëtar të përfshihet për zgjidhjen e ngërçit të krijuar.

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, thotë për KosovaPress, se, partitë e tjera në Kuvend duhet të reflektojnë dhe të votojnë për zgjedhjen e trupave të legjislativit.

“Krejt çka mbetet me pa është me shpresu në një reflektim të njerëzve që së paku nuk e kanë humbur arsyen si rezultat dhe ndikimin e presionit të partive politike… (Ndryshimi i kandidatit për kryetar të Kuvendit) Nuk mendoj se kjo është tema, pasi ata e dinë se është në drejtën ekskluzive të Lëvizjes Vetëvendosje me propozuar këdo që ia merr mendja. Njëjtë sikurse nuk është në drejtën tonë që ne me propozuar emrat për nënkryetarë të Kuvendit. Atëherë çfarë kryesie e Kuvendit do të ishte kjo? Prandaj uroj që të ketë ndryshim të situatës dhe reflektim e të vazhdojmë tutje”, thekson ai.

Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, tha se koalicioni LVV, Alternativa dhe Lista Guxo, duhet të kuptojnë se nuk i kanë numrat për ta zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare, andaj duhet të tejkalojë inatet dhe të gjejë një zgjidhje përmes marrëveshjes politike.

Sipas tij, kjo marrëveshje politike duhet të bëhet në bazë të propozimit të LDK-së, për formimin e një qeverie kalimtare gjithëpërfshirëse.

“Nuk është koha e tekave. Nuk është koha e inateve, por është koha e një zgjidhjeje. Kjo zgjidhje duhet të bëhet me një marrëveshje politike. Ne kemi dhënë përgjigjen tonë sesi kjo marrëveshje politike do të duket dhe si mund të funksionojë. Të merremi me punët që qytetari me votën e tij na ka çuar aty. Të merremi me ato që janë domosdoshmëri dhe janë imediate, siç është përgjigjja ndaj kostos së lartë të jetesës”, deklaron Hyseni.

Në anën tjetër, analisti politik Arbnor Sadiku tha se dështimi për herë të 17-të i konstituimit të Kuvendit, është për keqardhje dhe se një gjë e tillë tregon papjekurinë e partive politike.

Ai vë në pah edhe një element që, sipas tij, është varësia e partive politike nga komuniteti ndërkombëtar për formimin e institucioneve në Kosovë.

Sadiku thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe kësaj radhe, që ndërkombëtarët të përfshihen për formimin e institucioneve.

Sipas tij, pasi LDK-ja refuzoi koalicionin me LVV-në, opsioni i vetëm mbetet koalicion qeverisës në mes LVV-së dhe PDK-së, megjithëse një gjë e tillë vazhdimisht mohohet nga të dyja palët.

“Është për keqardhje. Vonesa kaq e madhe e partive politike tregon papjekurinë e tyre politike dhe varësinë nga komuniteti ndërkombëtar që ka qenë ndër vite. Praktikisht, asnjë qeveri në Kosovë – përveç kësaj të parafundit – nuk është formuar pa ndikim ndërkombëtar, qoftë nga SHBA-ja apo BE-ja. Si po duket, ende kemi krijuar një lloj varësie prej komunitetit ndërkombëtar… Do të duhej të kishte vullnet politik, veçanërisht të Lëvizjes Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve. Të mos krijohen krizat politike, por të jetë e hapur dhe të krijojë mundësitë… LDK-ja i ka thënë jo, dhe i vetmi variant është PDK-ja. Nëse s’do të ketë koalicion me PDK-në, gjasat janë të mëdha që të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, thekson Sadiku.

Kuvendi i Kosovës, që nga 15 prilli kur është thirrur seanca konstituive, ka dështuar shtatëmbëdhjetë herë radhazi të konstituojë legjislaturën e nëntë.

Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryeparlamentarit, pasi Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po mund t’i sigurojnë 61 votat për Albulena Haxhiun – e propozuar për kryetare të Kuvendit.

TOP Lajmet

SELA: KTHEHUNI NË SHPI
Lajme
Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne
Lajme Politikë
Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!
Lajme Politikë
Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët
Lajme
Valbona Adili Emini deputetja e VLEN që zëvendëson Sulejmanin
Lajme
Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 18 Maj, 2025 May 18, 2025
Artikulli i mëparshëm Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët
Artikulli tjetër Ibrahimi pas dorëheqjes së deputetit Sulejmani: Shoqëria jonë ende ka njerëz të virtytshëm

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Greqia nuk gjen qetësi, lëkundje tërmeti në afërsi të Selanikut

    3shi.net March 2, 2024
    Lloga: Mickoski me ëndrrën e vjetër të Gruevskit, për zhdukjen e ASH-së
    Aksident me tre të plagosur në tunelin e Kalimashit, dy prej tyre nga Maqedonia e Veriut!
    VLEN: Jemi të përkushtuar për mbrojtjen e standardit të jetesës!
    Mexhiti: Me vetingun do nxjerrim nga burgu shqiptarët e dënuar padrejtësisht
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    SELA: KTHEHUNI NË SHPI

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!

    May 18, 2025
    Lajme

    Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët

    May 18, 2025
    Lajme

    Valbona Adili Emini deputetja e VLEN që zëvendëson Sulejmanin

    May 18, 2025
    Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?