Mbi 33 mijë, është numri familjeve të cilat jetojnë me ndihma sociale në vend

3 Min. Leximi

Mbi 33 mijë, është numri familjeve të cilat jetojnë me ndihma sociale në vendin tonë. Familje të tëra përballen me sfida të shumta, si ajo e trendit të ikjes nga vendi po ashtu edhe çështja sociale dhe ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e familjes. Largimi jashtë vendit akoma vazhdon, ndërsa të rinjtë vazhdimisht thonë se të ardhmen e tyre e shohin jashtë, duke lënë shpesh prindërit vetëm. Sipas sociologut Murat Aliu, që të përmirësohet kjo gjendje, duhet të behën reforma strukturore dhe gjithëpërfshirëse.

“Migrimi këto dhjetë vitet e fundit sipas analizave që bëhen, nuk është vetëm për çështje ekonomike, por ka të bëjë me standardin e jetesës, me cilësinë e shërbimeve të shtetit. Pra kemi një lloj migrimi jo vetëm për arsye ekonomike por edhe për mungesë të cilësisë së jetesës, mungesë të arsimit cilësor, shëndetësisë cilësore, mos pasja e një shteti ligjor etj. Pra, thënë shkurtë, duhet të behën reforma strukturore dhe gjithëpërfshirëse që të ndalet ikja e trendit të trurit nga vendi” – Murat Aliu – Sociolog.

- Advertisement -

Përderisa trendi i largimit të të rinjve jashtë shtetit vazhdon, numri i lindjeve ulet çdo vit. Sipas Entit Shtetëror të statistikës, nataliteti në vend është ndër më të ulëtat në rajon. Në vitin 2023, ishin vetëm 8.9 lindje për 1000 banorë.

- Advertisement -

“Këto lloje problemesh nuk janë të reja për shoqërinë tonë apo familjen si një ndër bërthamat kryesore të shoqërisë ndërsa kjo është edhe për çështjen e krizës botërore ekonomike dhe thellimin e hendekut ndërmjet shtresave të larta dhe asaj të ulët apo thënë ndryshe zhdukjes së shtresës së mesme i cili është trend botërorë e veçmas në shtetin tonë ku politikat sociale nuk i kanë të konsoliduar ashtu siç duhet apo social demokracia nuk është në ideologji dominonte në shoqëri”, tha Murat Aliu – Sociolog.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikës, mosha mesatare e nënave në lindjen e fëmijës së parë po rritet vazhdimisht dhe tashmë e kalon moshën 28 vjeçare. Shkalla e divorcit është në rritje, me pothuajse 2000 raste të regjistruara çdo vit ndërsa rreth 25% e fëmijëve në vendin tonë jetojnë në familje të rrezikuara nga varfëria.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull