Kryetari i Lëvizjes Besa dhe një nga figurat kyçe të koalicionit VLEN, Bilall Kasami ka vizituar Vienën ku veç takimeve zyrtare është mirëpritur edhe nga mërgata shqiptare, njofton gjurme.info
Në shkrimin e tij njoftues Kasami takimet me mërgatën i ka cilësuar si takime gjithmonë të ngrohta sepse ata sipas tij, janë njerëz punëtor, të përkushtuar dhe me zemrën plot dashuri për vendlindjen!

Njoftimi i plotë:
Takimet me bashkëatdhetarët janë gjithmonë të ngrohta sepse ata janë njerëz punëtor, të përkushtuar dhe me zemrën plot dashuri për vendlindjen! Ju faleminderit për mikpritjen dhe bashkëbisedimin frymëzues për të ardhmen tonë!
Në takimin me bashkëatdhetarët në Hollabrunn të Austrisë, isha i shoqëruar nga Haqim Ramadani drejtor i VLEN-it, Dashmir Ollomani përfaqesues i VLEN-it, Xhevat Xhemaili përfaqësues i VLEN-it për Austri dhe z.Gynther Fehlinger, një mbështetës i madh i çështjes shqiptare!
Ju siguroj, se VLENI gjithmonë do të jetë zëri dhe forca juaj për zhvillim!
Ju faleminderit ❤️