Arben Fetai, së bashku me disa eksponentë të Aleancës për Shqiptarët që nuk e kanë ndjekur linjën opozitare të Arben Taravarit, ka zhvilluar një takim në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një status në rrjetet sociale, Fetai theksoi se takimi u zhvillua në frymë vëllazërore dhe se palët ndajnë një vizion të përbashkët për zhvillim dhe progres, përtej kufijve dhe ndasive politike.
Sipas burimeve të afërta me grupin, arsyeja e mosbashkimit me rrugën e Taravarit ka qenë dyshimi për një bashkëpunim të mundshëm të këtij të fundit me BDI-në në zgjedhjet lokale, çka nuk përputhej me parimet dhe pritshmëritë e tyre politike.
