Pas nënshkrimit të Partneritetit Strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka bërë të ditur se vendi pritet të përfitojë investime të drejtpërdrejta në vlerë prej 6 miliardë eurosh. Fushat kyçe të këtyre investimeve përfshijnë infrastrukturën, shëndetësinë dhe transportin.
“Partneritet strategjik, investime në çdo sferë – kjo është qeveria që VLEN!”, shkroi Durmishi, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për zhvillimin ekonomik të vendit./Zyrtare.net/
